ZYRTARE: UEFA përjashton PAOK-un, penalizohet Vllaznia

Duket se më në fund Komisioni i Disiplinës në UEFA ka ndëshkuar ekipin e PAOK për femra. Më në fund organi ma i lartë i futbollit europian ka marrë vendimin për të dënuar greket të cilat do pagujnë edhe një gjobë financiare të majme.

Reklamimi që i bëri Vllaznia gjatë ndeshjeve kualifikuese të Champions League që greket kishin aktivizuar një lojtare të pafederuar duket se ka qenë real. Por vajzat shkodrane nuk kanë përfituar asgjë nga dënimi i grekeve, kjo për shkak se PAOK ka luajtur edhe në turin e dytë të eleminatoreve dhe vendimi i UEFA-s është dhënë me shumë vonesë.

Nëse vendimi do ishte dhënë në kohën e duhur ekipi i Vllaznisë do renditej si e para e grupit dhe në këtë mënyrë do ishte kualifikuar për turin e dytë.