Saimir Kodra : Nga Top-i ika për lekë

Moderatori i emisionit investigativ ‘Stop’ Saimir Kodra ka folur rreth largimit të tij nga Top Channel.

Largimi i tij nga ekrani ku punoi për disa vite u shoqërua me gjyqe e gjoba  nga pas.

I ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’, Kodra ka thënë se çështja i ka kaluar gjykatës së lartë. Top Channel i kishte kërkuar 12 milion lekë dëmshpërblim pasi u largua. Sipas tyre  Saimiri nuk duhej të bënte  të njëjtin program për një vit.

Ai e beri te Agoni menjëherë dhe tha se bëri mirë, pasi aty kishte marrë shumë para dhe kishte mbyllur kreditë.

Ndërsa nëse bëhej fjalë për t’u kthyer në televizione të ndryshe, ai tha se në TTop Channel nuk do të rikthehe kurrë.