VIDEO/ Zbardhet emri, ja kush është shqiptari të cilit i'u bë atentat në Ekuador

Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë, si pasojë e një atentati në Ekuador. Sipas informacioneve të para Remzi Azemi nga Kosova ka marrë tre plumba.

Mësohet se shqiptari ishte i shoqëruar nga një vajze gjatë atentatit.

Azemi ishte duke udhëtuar me një automjet të blinduar ndërsa ndiqej nga autori qe udhëtonte me motor .

Mendohet se ka qene një pakujdesi e vajzës ajo qe i ka dhëne mundësi atentatorit te hape zjarr. Shoqëruesja e Remzi Azemit  ka ulur xhamin e automjetit.

Policia vendase është e bindur se bëhet fjalë për pazare te prishura të trafikut ndërkombëtare të kokainës. Ata kanë ndaluar një 22 vjeçar të akuzuar për tre vrasje.

Ky është rasti i dytë që shqiptarët në Ekuador bien pre e sulmeve brenda një harku të shkurtër kohor. Në muajin maj të këtij viti në të njëjtin qytet, mbeti i vrare Ilir Hidri qe gjithashtu dyshohet si i përfshire ne trafikun e drogës. Vizion+