Ky është urimi emocionues i Getit për nënën e tij

Reperi i njohur nga Kosova Getoar Selimi  ka zgjedhur fjalët më emocionuese për t’ja uruar ditëlindjen nënës së tij.

Geti në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një foto të saj duke i uruar edhe 100 vite të lumtura.

“Nane, nuk mjaftojne ore, dite, muaj, vite dhe as krejt jeta ime ,per te te falenderuar per gjithcka qe ke bere per mua. Urime ditelindjen e shtrenjta ime nene! Jetofsh edhe 100 vite te lumtura sebashku me ne. Te dua pafund!”  ka shkruar Geti.