PSG nis kontaktet për trajnerin e ri, ja kandidati kryesor

Paris Saint-Germain po mendon për trajnerin e ri. Sipas raportimeve të fundit nga Franca, drejtues të PSG-së po mendojnë ta zëvendësojnë Unai Emery me trajnerin aktual të Chelseas, Antonio Conte i cili me shumë mundësi në fund të sezonit do t’i thotë lamtumirë Anglisë.

Sipas gazetën franceze “Le Parisien”, klubi është i gatshëm ta largojë ish-trajnerin e Sevilles Emery, kontratë e të cilit skadon në qershor 2018

Sipas të përditshmes franceze PSG-ja tashmë i ka kontaktuar përfaqësuesit e Contes.