Basha 2 orë ‘kokë më kokë’ me Johanes Hahn, Komisioneri nxori jashtë nga takimi ambasadoren Vlahutin

Johannes Hahn, Komisioneri për Zgjerimin, ishte të enjten në mbrëmje në zyrën e kreut të opozitës për një takim që mendohej të ishte një takim rutine diplomatik. Burimet thanë se takimi i orës 21:00 të së enjtes nuk ka qenë aspak i zakonshëm.

Rreth 10 minuta pasi nisjes së takimit mësohet së delegacioni që e shoqëronte ka dalë jashtë takimit, duke lënë të kuptohet se ka qenë Hahn ai që i ka kërkuar Ambasadores Vlahutin ta lerë vetëm, në një takim kokë me kokë me Lulzim Bashën.

Romana Vlahutin është larguar nga godina e PD shumë më herët se komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili ka qëndruar rreth 2 orë në takimin kokë me kokë me Lulzim Bashën.

Nëse kreu i opozitës nuk do të prononcohet gjatë ditës është e vështirë të mësohet çfarë kanë biseduar të dy në këtë takim të pazakonte vetëm për vetëm. Por një nga çështjet me të nxehta në Shqipëri është akuza për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të narkotikeve dhe mbështetja e qeverisë për të mos lejuar arrestimin e tij, edhe pse, siç këmbëngul opozita, përfshirja e Tahirit ka rezultuar nga hetimi i Antimafias italiane.

Pak ditë më parë, Lulzim Basha u takua, larg publikut, edhe me ministrin e Brendshëm italian, Marko Minnitti. A ishte dosja “Minnitti” pjese e diskutimeve gjate takimit dy orësh koke me koke mes kreut te opozitës dhe komisionerit për zgjerimin?

Zakonisht, për këtë pjese politikanët nuk flasin, por mesazhet gjatë ditës së premte mund të japin më shumë detaje.