Macron i kërkon Trump-it të mos shndërrojë Iranin në një Kore të Veriut

 Irani do të bëhet një Kore e Veriut e re nëse SHBA-ja prish marrëveshjen bërthamore të nënshkruar me Teheranin në vitin 2015, paralajmëroi presidenti francez, Emmanuel Macron në një intervistë për revistën “Time” të publikuar sot.

Emmanuel Macron tregon se është përpjekur të bindë presidentin amerikan Donald Trump të vazhdojë të mbështesë marrëveshjen bërthamore të tetorit.

“Atij thjesht i thashë, cili është opinionin tjetër që keni? Çfarë propozoni? Nëse dëshironi të ndërprisni të gjitha marrëdhëniet me Iranin për sa i përket aktiviteteve të tij bërthamore, do të krijoni një Kore të Veriut të re. Cili është opinioni tjetër? Të bëni një luftë, të sulmoni Iranin? Kjo do të ishte një çmenduri”, thotë Macron.

Donald Trump refuzoi më 13 tetor të çertifikojë tekstin e negociuar për dy vite dhe të nënshkruar nga Teherani dhe grupi 5+1 (SHBA, Kinë, Rusi, Francë, Britani e Madhe dhe Gjermani) që synon të pengojë Teheranin të pajiset me armën atomike./ATSH/