Trajneri i Italisë në provën e ‘jetës’ ndaj Suedisë: S’e mendoj...

Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura, ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp 24 orë para sfidës ndaj Suedisë, e vlefshme për fazën “play-off”.

Tekniku italian shprehu vlerësime për skuadrën kundërshtare, por theksoi se Italia do t’ia dalë të kualifikohet në Botëror.

Kemi respekt për Suedinë, por nuk mendojmë skenarin e eliminimit. Mendoj se skuadra është në formë dhe e përgatitur për të përballuar këtë dopjo-sfidë, ndaj kam bindjen se në Rusi do të shkojmë ne”, tha Ventura.