FOTO/ Lirohet nga burgu shqiptari që ekzekutoi 2 persona në Itali. Ja kush është

Dritan Demiraj, 31-vjeçari i cili në vitin 2014 për shkak të xhelozisë vrau ish të dashurën Lidia Nusdorfi dhe të fejuarin e saj Silvio Mannina, tashmë është i lirë.

Vendimi është dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Bolonjës, që vendosi të lërë të lirë shqiptarin, duke u bazuar në raportin mjeko-ligjor se “gjendja e tij mendore është pakthyeshme”.

Pas dënimit fillestar, shqiptari u dërgua në burg 6 Prill 2016, ku u sulmua nga një tjetër i burgosur, një ish boksier rumun.

Një agresion barbar që e çoi furrxhiun Demiraj në koma e më pas shqiptari përfundoi në një karrige me rrota, “duke humbur pjesërisht aftësitë mendore”, raportojnë sot mediat lokale.

Demiraj iu nënshtrua ekspertizës mjekoligjore që zbuloi se shqiptari ka humbur kujtesën.

Avokati i shqiptarit është shprehur: Ai flet, por nuk lëviz në mënyrë të pavarur. Është si një fëmijë që jeton nga dita në ditë.

Vrasje në Mozzate

Krimi ndodhi pasditen e vonë të 1 Marsit kur Demiraj vrau ish partneren e tij në nënkalimin e stacionit hekurudhor në Mozzate (Como), ku Lidia kishte lëvizur nga Rimini pasi u largua nga shoqëria e të fejuarit të ri.

Disa ditë më vonë, hetuesit kuptuan se i dashuri i viktimës ishte zhdukur nga 28 shkurti, dita kur përmes Facebook-ut la një takim me Monica Sanchi-n, e fejuara e re e Dritan Demirajt.

Ky i fundit, në prill 2014, rrëfeu se vrau Silvio Mannin-n pasi e torturoi fizikisht.

Për dy vrasjet është dënuar edhe xhaxhai i Dritan Demirajt si edhe e dashura e tij italiane Monica Sanchi.