Fake news dhe jo kapja e mediave? Peka: Ja si Hahn sot i shërbeu një kryeministri autoritar

I ftuar në ‘Top Story’, gazetari Çim Peka, e ka cilësuar si shërbesë ndaj kryeministrit deklaratën e bërë sot në Shqipëri, nga komisioneri për Zgjerim në BE, Johanes Hahn.

Peka theksoi se Hahn sot me qëndrimin e tij duke u marrë më shumë me mediat Fake News dhe jo me kapjen e mediave dhe lirinë e saj, i bëri një shërbim kreut të qeverisë.

‘Të njëjta ishin për të qenë korrekt. Ti bashkohesh zërave që sot problemi janë mediat Fake News, është i shërbesh një kryeministri autoritar.  Se si mund të krahasosh Ramën me Trump vetëm në Shqipëri mund të mësosh.

Ti shkosh linjës që problem në Shqipëri është Fake News dhe jo kapja e mediave, për mua është ti shërbesh kryeministrit autoritar.

Fake News në Shqipëri është shumë më minimal se sa kapja e mediave. Kur kryeministri mashtron në publik, edhe ai është Fake News. Në Shqipëri Fake News ka qenë gjithë kohën, por është shumë minimal përballë kapjes së mediave.