VIDEO/ Publikohet pamjet e aksidentit me 2 të vdekur në Tiranë

Një ish- efektiv i Policisë së Shtetit dhe djali i policit në komisariatin Nr.1, u plagosën rëndë dhe më pas ndërruan jetë në spital pas një aksidenti tragjik qe ndodhi mbremjen e mërkurës në aksin rrugor Vaqarr- Ndroq. Tv Klan ka siguruar pamje nga vendngjarja, pak minuta pas aksidentit tragjik.

Ish- efektivi i policisë Ardian Xhavara dhe Edison Sefa 22 vjeç mbetën të vdekur pasi mjetet me të cilat ata po udhëtonin u përplasën kokë më kokë. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat e dy personave. Ata janë dërguar të gjallë në spital. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve të dy drejtuesit ndërruan jetë herët në mëngjes, nga trauma dhe hemorragjia e brendshme.

Nga veprimet e para në vendin e ngjarjes, policia konstatoi se Xhavara udhëtonte me mjetin “Toyota” ndërsa Sefa me mjetin Mercedez Benz”. Ende nuk janë të qarta motivet e aksidentit. Dyshimet e policisë janë se ngjarja ka ndodhur për shkak të përgjumjes së një prej drejtuesve të mjeteve, ose një parakalim i gabuar.