VIDEO/ Aksidenti i frikshëm në Vlorë, pamje shokuese nga fluturimi i makinës

Janë pamjet e një aksidenti të frikshëm në Vlorë.

Katër makina u përfshinë në ngjarje, dhe një person u plagos rëndë. Siç shikoni dhe nga pamjet, aksidenti ndodhi në një prej rrethrrotullimeve në rrugën Transballkanike. BMV-ja e zezë me shpejtësi të madhe goditi tri makina të tjera, një Renault dhe dy benza.

Në këtë moment në trotuar ishte duke kaluar dhe një grua, së cilës makina i kaloi sipër, por për fat shpëtoi.

Fillimisht BMV u përplas me bordurën dhe doli nga rruga. Ajo fluturoi sipër makinave të parkuara dhe përfundoi e përmbysur. Drejtuesi u dëmtua keq, por është jashtë rrezikut për jetën. /AbcNews