FOTO/Paloka drejton Kuvendin, Ahmetaj bisedon miqësisht me...

Gjatë punimeve të sotme të Kuvendit, një pjesë e seancës është drejtuar nga deputeti Edi Paloka, i cili është një nga nënkryetarët e propozuar nga PD.

Kjo është hera e parë që Paloka drejton një seancë të Kuvendit, edhe për shkak se kryeparlamentari Gramoz Ruçi nuk ka një axhendë takimesh apo vizitash jashtë vendit, sikundër ka ndodhur me drejtues të tjerë të Kuvendit.

Ndërkohë një moment tjetër, disi i veçantë, në një situatë politike me akuza dhe debate të shumta, ishte takimi dhe biseda mes ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, me kreun republikan Fatmir Mediu.

Nga fotot duket se Ahmetaj dhe Mediu po shkembejnë mendime apo batuta miqësore