A e dinit se nëna e Tunës është kaq e bukur?

Këngëtares së njohur Altuna Sejdi-Tuna viti 2017 i solli dhuratën më të bukur në jetë. Tuna para disa muajve për herë të parë përjetoi ndjenjën më të ëmbël duke u bërë nënë.

Dhe vetëm pak ditë më parë Tuna dhe Patrisi festuan gjashtë mujorin e lindjes së Tianit të vogël. Me këtë rast ata kishin organizuar edhe një festë të vogël familjare, ku natyrisht nuk munguan as imazhet e bukura.

Ditë më parë ishte Patrisi ai, që ka publikuar një fotografi, ku Tiani i vogël shihet së bashku me dy gjyshërit. Por në një imazh tjetër të publikuar në rrjetet sociale, shihet Tuna së bashku me prindërit dhe Tianin e vogël.

E ajo që bie në sy është se  Tuna i ka ngjarë shumë nënës së saj, pasi ajo duket shumë e bukur, transmeton Express. Kujtojmë se këngëtarja e njohur pas një kohe të gjatë duket se së shpejti do të publikojë një këngë të re.