Milani merr këtë vendim të fundit për Montellan

Vincenzo Montella është aktualisht i sigurt në postin e trajnerit në Milan.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Montella aktualisht nuk rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit në San Siro.

Trajneri është i bindur se mund ta udhëheq ekipin drejt nivelit të lartë të kërkuar nga drejtuesit e klubit.

Fitorja 2-0 ndaj Sassuolos ka lehtësuar presionin mbi Montellan.