FOTO/ Kush është ish-kryeministri kroat që këshillon Edi Ramën

Gjatë konferencës së përbashkët me komisionerin Johannes Hahn, kryeministri Rama zbuloi se Zoran Milanoviç është këshilltari i tij më i mirë. Milanoviç është një nga politikanët më me peshë në Kroaci. Milanoviç ka mbajtur postin e kryeministrit të Kroacisë nga viti 2011 deri në vitin 2016.

Gjithashtu, Zoran Milanoviç ishte kryetari i Partisë Social Demokrate të Kroacisë (SDP), partia më e madhe politike qendrore në Kroaci, nga viti 2007 deri në nëntor të vitit 2016. Si i tillë, përveçse shërbeu si Kryeministër, ai ishte gjithashtu lider i Opozitës në dy periudha kohore, nga viti 2007 deri në vitin 2011 dhe nga janari deri në nëntor të 2016-ës.

Më 22 janar të 2016-ës, pas zgjedhjeve të vitit 2015, ai u pasua si kryeministër nga Tihomir Oreskoviç. Ndërsa, Milanoviç udhëhoqi koalicionin e katër partive popullore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në shtator të 2016-ës.

Pas një humbje të befasishme në zgjedhjet në HDZ, Milanoviç njoftoi tërheqjen e tij nga politika dhe tani është këshilltar i Edi Ramës.