VIDEO/ 2 mijë euro për tu punësuar në ushtri, pranga oficerit të policisë dhe një të riu. Ja emrat

Një oficer i Policisë Ushtarake në Vlorë është vënë në pranga në pranga pasi dyshohet për korrupsion pasiv, bashkë me një person tjetër.

Bëhet fjalë për oficerin Deraldo Kamberin, 23 vjeç i cili është arrestuar paraditen e sotme nga ana e oficerëve të antikorrupsionit në Policinë e Vlorës.

I arrestuari tjetër mësohet se është Erlind Varfi nga Vlora.

Arrestohen dy shtetas, njëri prej tyre punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë. Sekuestrohen vlerat monetare të cilat ishin qëllimi i të dy shtetasve

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Njësinë Task Forcë të Prokurorisë Vlorë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si rezultat i një hetimi me metoda speciale, ka bërë të mundur finalizimin me sukses të Operacionit Policor të koduar ‘Rekrutimi', ku janë kapur dhe arrestuar në flagrancë:

Deraldo Kamberi 23 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë.

Erlind Varfi, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Të dy këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë marr një shtetasi, një shumë vlerash monetare prej 2000 Euro me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në Strukturën e Forcave të Armatosura.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën prej 2000 Euro.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Vlorës në ngarkim të dy të ndaluarve për akuzën e ‘Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim’.