U arrestuan me dyshim për atentat terrorist në ndeshjen me Izraelin, lirohen nga gjykata. Emrat

Tre të dyshuarit të cilët u arrestuan pasi dyshohej se bënin pjesë në grupin kriminal që do bënin akte terroriste në stadiumin e Shkodrës në ndeshjen Shqipëri- Izrael, janë liruar sot nga gjykata.

Ergys Fasllia, Xhevair Fishti, Medat Hasani janë liruar sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda pasi iu ka mbaruar afati i paraburgimit.

Masa e marrë ndaj tyre tashmë është ‘Arrest shtëpie’ ndërsa pritet që të merret edhe vendimi ndaj mjekut Bekim Protopapa.