FOTO/ Fier, presin pemët për të hedhur beton, priten pishat 70 vjeçare

Edhe pse kishin 70-vite që qëndronin në qendër të Fierit, pishave në këtë qytet iu ka ardhur sot radha për t’u prerë.

Burime pranë Bashkisë së Fierit, mësohet se pretja e pishave bëhet në funksion të planit rregullues.

Gjatë dy viteve të fundit janë prerë me dhjetëra pisha dhe palma në rrugët kryesore të qytetit të Fierit.

Duhet thënë se pishat për qytetarët shërbenin si një hapësirë shplodhëse dhe gjelbërimi, për të mos harruar faktin që shërbenin edhe si dekor për qytetin.