Britania do të ketë rritjen më të ulët ekonomike se çdo vendi i Evropës

Britania e Madhe do të ketë rritjen më të ulët të pothuajse të çdo vendi të BE-së kur të largohet nga Bashkimi Evropian në vitin 2019, sipas parashikimeve të reja nga Komisioni Europian.

Grupi më i fundit i parashikimeve ekonomike të Brukselit parashikon që rritja e Mbretërisë së Bashkuar do të bjerë në 1.1 përqind në vitin 2019, duke ia kaluar kështu vetëm Italisë.

  Komisioni tha se vlerësimi i dobët reflektonte ndikimin e inflacionit të lartë në ekonomi

Parashikimet e Brukselit për Britaninë e Madhe janë më pesimiste se ato të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës së Anglisë, të cilat gjithashtu kanë ulur parashikimet e tyre për produktin e brendshëm bruto në muajt e fundit.

 Zyrtarët e BE vendosën të publikonin parashikimin për Mbretërinë e Bashkuar për  vitin 2019, pavarësisht shkallës së lartë të pasigurisë sesi do të jetë marrëdhënia tregtare e Britanisë me pjesën tjetër të BE-së pasi ajo të lërë unionin evropian. /SYRI.net/