ZYRTARE: Italia merr lajmin e keq para ndeshjes së 'play-offit' kundër Suedisë

Simone Zaza është larguar nga seanca e sotme stërvitore pas një problemi në gju dhe mund të mungojë në ndeshjen e parë të “play-off” për Kupën e Botës Rusia 2018.

Zaza u thirr në kombëtare për herë të parë që prej Kampionatit Evorpian 2016 dhe pritej të ishte startues në ndeshjen e nesërme në Stokholm.

Por, sipas Sky, ai u detyrua ta lërë seancën stërvitore sot pas një problemi në gjurin e majtë.

Ai do të mbetet në skuadër dhe do të udhëtojë për në Suedi, por duket se nuk do ta nisë ndeshjen si titullar.