Treni i mallrave përplas makinën e policisë në Durrës, plagosen 2 oficerë

Një tren mallrash i linjës Durrës – Elbasan, ka përplasur në orët e para të mëngjesit një makinë policie.

Ajo ishte vendosur pranë hekurudhës në lagjen nr. 13, në sektorin Iliria dhe po patrullonte zonën kur u godit nga treni. Për pasoje tre nga efektivët që ndodheshin ne makine u plagosën dhe u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndaloi makinistin për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.