Një vit nga fitorja, ja mesazhi i Trump për mbështetësit dhe…

Presidenti Donald Trump festoi sot njëvjetorin e fitores në zgjedhjet presidenciale, me një mesazh ironik në rrjetin social Tëitter dhe një foto nga avioni presidencial “Air Force One”.

 “Përshëndetje për gjithë ‘mediokrit' dhe për miliona njerëz që na dhanë një fitore masive në kolegjin zgjedhor (304-227)!”, shkruan ai në Tëitter.

 “Mediokër” është termi që kishte përdorur Hillary Clinton, gjatë një pritjeje për mbledhjen e fondeve në shtator 2016, për të cilësuar “gjysmën” e mbështetësve të rivalit të saj republikan “racist, seksist, homofob, ksenofob, islamofob”.

Që prej asaj kohe, fjala, është përdorur nga mbështetësit e miliarderit për të denoncuar përbuzjen e shprehur nga demokratja kundër tyre.

Në foton që shoqëron mesazhin, drejtuesi është ulur në zyrën e tij në avionin presidencial, i rrethuar nga bashkëpunëtorët me të cilët ka punuar gjatë fushatës dhe e kanë ndjekur në Shtëpinë e Bardhë, mes të cilëve Jared Kushner, dhëndri i tij, Stephen Miller, këshilltar dhe Hope Hicks, drejtoreshë e komunikacionit të ekzekutivit.

Presidenti amerikan, Donald Trump ndodhet në një turne në Azi.

Donald Trump mori 304 vota në kolegjin zgjedhor, sipas mënyrës indirekte të zgjedhjes së presidentit të SHBA-së.