Italia bashkon treshen e famshme për t’i bërë ballë Suedisë

Treshja e famshme e mbrojtjes së Juventusit, Bonucci-Barzagli-Chielini (BBC) u nda këtë verë, me largimin e Bonuccit në drejtim të Milanit, por duket se do të ribashkohen sërish tek Italia, për të ndihmuar këtë të fundit në rrugën drejt kualifikimit në Botëror.

Italia do të luajë me Suedinë 2 takime të vlefshme për fazën “play-off” të Botërorit dhe trajneri Ventura po bën provat e fundit të formacionit.

Mediat italiane raportojnë se sipas të gjitha gjasave tekniku italian do të përdorë skemën 3-5-2, me Buffon në portë dhe BBC-në në mbrojtje.

Krahët e mësfushës pritet t’i besohen Candrevës dhe Darmianit, ndërsa në qendër do të aktivizohen De Rossi, Verrati dhe Parolo.

Repartin e sulmit Ventura ka vendosur t’ua besojë 2 futbollistëve më në formë për momentin, sulmuesit të Lazios, Immobile dhe atij të Valencias, Simone Zaza.

Takimi i parë do të luhet të premten më 10 nëntor, në Suedi, ndërsa ndeshja e kthimit më 13 nëntor, në “San Siro”.