Fond 15 milionë lekë për familjen e trinjakëve që u dogjën në banesë

Bashkia e Durrësit ka miratuar një fond ndihme ekonomike për familjen Koçi nga fshati Romanat, të cilët në 20 shtator të këtij viti humbën tragjikisht trinjakët Artur, Alesio dhe Valerio Konçi, nga zjarri në banesë.

Vendimi është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit.

Fondi i vënë në dispozicion të familjes së Gëzim Koçit është 1.5 milionë lekë të reja.

 Vendimi human i Bashkisë së Durrësit ka marrë votat e të gjithë këshilltarëve në Këshillin Bashkiak.

Në momentin e zjarrit, në banesën e familjes Koçi ishin vetëm 3 fëmijët e mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët humbën jetën mes flakëve, pak minuta pasi e ëma ishte larguar për te prindërit e saj.