Nuk do ta besoni, por e tregojnë statistikat. Agolli vrapon më shumë se Messi

Paraqitjet e shqiptarëve në Ligën e Kampionëve deri tani mund të konsiderohen më shumë sesa pozitive. Ndonëse Napoli i Hysajt e gjen veten thuajse të eliminuar pas katër sfidave të luajtura, paraqitja e tij personale, goli i shënuar nga Xhaka si dhe ndeshjet e Agollit kundër Atletikos së Madridit, janë mjaftueshëm arsye për ta konsideruar si pozitive paraqitjen e kuqezinjve.

Si për ta shtuar këtë vlerësim, është publikuar edhe një statistikë nga UEFA në lidhje me metrat e përshkruara në fushë nga lojtarët e secilës skuadër pjesëmarrëse në fazën e grupeve.

Mesfushori i Baselit, Taulant Xhaka, renditet si për koeçidencë në vendin e 34-t, sa edhe numri i fanellës së tij, me 42689 metra të përshkruara në katër sfida që është aktivizuar me një total prej 343 minutash.

“Luftëtari” i zviceranëve i lë pas tre shqiptarët e tjerë, Hysajn, Ahmedin dhe Agollin si dhe një sërë kampionësh dhe emrash të mëdhenj.

Pas Xhakës, janë edhe emra si Antuan Grizman me 42689 metra të përshkruara apo edhe Serxhi Roberto që ka vrapuar vetëm 30559 metra.

Kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, renditet në vendin e 205-të dhe ka përshkruar më shumë metra sesa edhe Lionel Messi.