FOTO/ Mathaus i tregon Bayernit se kush duhet ta zëvendësojë Robbenin

Legjenda e Bayern Munchen, Lothar Matthaus, beson se ish-skuadra e tij e ka shumë të lehtë të zëvendësojë holandezin Arjen Robben.

Ai këshillon drejtuesit e Bayernit që të nënshkruajnë me yllin amerikan të Borussia Dortmundit, Christian Pulisic.

“Sa herë që Bayern Munchen të mendojë zëvendësimin e Arjen Robben, atëherë duhet të dëgjohet emri i Christian Pulisic”, tha Matthaus për mediat gjermane.