‘Paradise Papers’ zbulon ku i çonte paratë Shakira

Në listën e personave të përfshirë tek “Paradise Papers” është edhe këngëtarja kolumbiane me famë botërore, Shakira. Gazetarët investigativë kanë zbuluar se Shakira ka transferuar 30 milionë Paund nga të drejtat muzikore në një firmë ofshore në Maltë.

“Malta Tournesol Limited” ndodhet në ishullin mesdhetar të Maltës dhe njihet për eksibilitetin e taksave. Në dokumentet e bëra publike nga “Paradise Papers”, Shakira renditet si një banore në Bahamas, pavarësisht se jeton në një apartament në Barcelonë me bashkëjetuesin e saj futbollist Gerard Pique.

Avokati i saj reagoi pas publikimit të këtyre dokumenteve, duke argumentuar se çdo veprim i klientes së tij është i ligjshëm dhe në përputhje me ligjet.

“Kompania malteze përmbush të gjitha kërkesat ligjore. Të gjitha informacionet përkatëse në lidhje me këtë çështje janë publike dhe transparente”, thotë avokati i saj.