FOTO/ Ndryshojnë pamje hapësirat e UBT, Veliaj: Ecim para

Universiteti Bujqësor i Tiranës është një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në vend dhe si i tillë meriton edhe ambiente dhe kushte dinjitoze që i përgjigjen rëndësisë së tij.

Ndaj pas prishjes së ndërtimeve pa leje, tashmë Bashkia e Tiranës ka nisur punën rikonstruksionin e hapësirave të jashtme të këtij universiteti, përfshi rrugicat, trotuaret, lulishtet, ndriçimin etj. Është vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që ka publikuar disa nga fotot e transformimit që po pëson kjo hapësirë e dijes. 

 “Pothuajse gati rehabilitimi në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Pak nga pak po e marrin veten dhe hapësirat publike akademike. Ecim para me punë, kjo e ndihmon qytetin tonë! Forca!”, shkruan Veliaj në rrjetin social Facebook.