Ilir Kulla në SYRI.net: Duhet një reformë e thellë në Policinë e Shtetit

Për analistin dhe ekspertin e sigurisë, Ilir Kulla pastrimi pas skandalit ku është përfshirë Saimir Tahiri duhet të nisë pikërisht nga Policia e Shtetit.

Duke folur në studion e SYRI.net përballë gazetarit Alen Xhelili, Kulla thotë se duhet që të nisë një reformë e thellë brenda uniformave blu.

‘Ka nevojë për një reformë të thellë brenda policisë së shtetit, ashtu siç edhe tha edhe vetë ministri i tanishëm’, u shpreh Kulla në studion e SYRI.net.