Debati/ Halimi-Manjës: Më mirë të jesh avokat, se sa të merresh me politikë të ...

Deputeti demokrat, Eduart Halimi, dhe kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, janë përfshirë në replica dhe debate mes tyre, gjatë mbledhjes ku u diskutua mbi buxhetin e 2018-ës. Shkak për debatin ishte një deklaratë e bërë një ditë më parë nga Manja kundër organit të Prokurorisë. Sipas demokratit Halimi, Manjës si kryetar i komisionit të Ligjeve nuk i takon të akuzojë prokurorinë. Por Manja tha se deklaratën e ka bërë si deputet.

Replikat

Halimi: Bere gabim qe sulmove dje Prokurorinë.

Manja: S’ka asnje vlere, nuk të marr leje ty se çfare do bëj, këtu jam kryetar, atje jam si deputet.

Halimi: Jemi këtu për të mbrojtur buxhetin nga Habilajt, nga baronët e drogës. Ju (i drejtohet Ulsi Manjës) keni sulmuar Prokurorinë, nuk duhet ta bësh më.

Manja: S’më mëson dot ti çfarë të bëj.

Halimi: Je kryetar i komisionit të ligjeve të ndalohet ty të sulmosh Prokurorinë.

Manja: Fol për buxhetin

Halimi: S’te lejohet ty si kryetar të bësh kamikazin për kryeministrin.

Manja: Vazhdo me buxhetin. Mos e ndërprit fjalën, vazhdo se këtë punë ka ky.

Halimi: Ne jemi profesionistë të dy.

Manja: Ti ke qenë në anën e krimit, unë në anën e shtetit.

Halimi: Boll e neveritshme është bërë politika, mos e neverit më, me gjithë këto neveri që po dalin çdo ditë. Jemi këtu që të mbështesim institucionet e pavarura që të luftojnë krimin.

Manja: Kujdes kur flet me mua. Unë s’jam avokat banditësh.

Halimi: Është më mirë të jesh avokat sesa të merresh me këtë politikën e neveritshme./syri.net/