Shtrenjtohen cigaret

Disa brende të cigareve në Maqedoni tani më janë duke u shitur me çmim më të shtrenjtë.

Shitësit thonë se distribuesit u kanë paralajmëruar se deri në Vitin e ri, mund të pritet valë e re e shtrenjtimit të cigareve.

Ky shtrenjtim vjen jo më shumë se gjashtë muaj para afatit në të cilin shteti do të rrisë akcizën për duhanin dhe prodhimet e duhanit.

Nga 1 korriku akciza do të rritet për 4 denarë në pako me çka pritet shtrenjtim i ri i cigareve.