FOTO/ Gruaja e vrarë sot në Itali nga burri është nga Elbasani. Mister shkaqet

Gruaja e vrarë me thikë sot në Itali është nga Elbasani.

Sipas të dhënave Migena Këllezi jetonte prej disa kohësh në provincën e Gorizias në Udine në Itali. 30 vjeçarja u masakrua sot me thikë nga bashkëshorti i saj Dritan Sulollari 37 vjeç në sy të fëmijës së tyre 8 vjeçar.

Burri mësohet se kishte disa muaj që ishte i papunë dhe është vënë në pranga nga policia.

Por mbeten mister shkaqet pse ai i mori jetën bashkëshortes së tij duke e qëlluar disa herë me thikë.