Shorti në Botëror/ Messi ka frikë: Nuk dua të përballem me këto ekipe!

Lionel Messi ka disa skuadra me të cilat nuk dëshiron të përballet në "Kampionatin botëror 2018".

Sulmuesi i Argjentinës inspiroi ekipin e tij drejt kualifikimit për në garën e madhe në Rusi.

“Dua t’i shmangem Spanjës në grup të Botërorit sepse është një kundërshtar të vështirë. Kandidatë janë Spanja, Brazili, Gjermania dhe Franca”, deklaroi Messi për mediat argjentinase.