Shqiptari masakron me thikë gruan në syrin e fëmijës 8 vjeç. Ja çfarë i tha policisë

Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare që jetonte në Gorizia, Udine. Siç shkruajnë mediat italiane, krimi ka ndodhur në banesën e çiftit, ku shqiptari ka masakruar me thikë gruan e tij e më pas ka telefonuar policinë.

‘Hajdeni sepse kam vrarë gruan tim’, mësohet se kanë qenë fjalët e shqiptarit të thëna në telefon për policinë, shkruan SYRI.net.

Ngjarja bëhet edhe më e rendë pasi krimi ka ndodhur në sytë e fëmijët 8 vjeç të çiftit.

Krimi i rëndë ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm. Autor i këtij krimi të rëndë është një 37-vjeçar emigrant shqiptar, ndërsa viktima është 30 vjeçe, bën të ditur SYRI.net.

Shqiptari është vënë në pranga, ndërsa fëmija është marrë nga shërbimet sociale dhe psikologia për shkak të gjendjes së tij të rënduar.