Suarez premton: Do të bëj rikthim spektakolar

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka premtuar se do të tentojë ta gjejë formën e tij më të mirë pas ndeshjeve të kombëtareve.

Gjatë këtij sezoni 30-vjeçari ka vuajtur nga një problem në gju dhe në 14 ndeshje ai ka shënuar vetëm 3 gola, shkruan “Mundo Deportivo”, raporton SYRI.net.

 “Do të pushoj dhe rikuperohem mirë gjatë këtyre dy javëve. Do të rikthehem spektakolar”, ka thënë ai.