Nga 365 ditë të vitit, në Shkup 139 ditë kanë qenë me ajër të ndotur

Banorët e Shkupit në gjitha rajonet ku është matur cilësia e ajrit kanë thithur ajër të ndotur, me koncentrim të lartë të grimcave PM10. Në prag të stinës së dimirt, kur ajri i ndotur është për çdo ditë, shkupjanët në 10 muajt e fundit kanë thithur ajër të ndotur në 79 deri 139 ditë.

Të dhënat e Ministrisë së Ambientit Jetësor tregojnë se më shumë ose 139 ditë me ajër të ndotur ka pasur në Gazi Babë, Lisiçe, Karposh dhe Qendër.

Koncentrimi maksimal i grimcave PM10 është 50 mikrogram në metër kub, ndërsa koncentrimi në muajt e dimrit ka arritur deri mbi 500 mikrogram në metër kub.

Të dhënat e fundit tregojnë se ndotja e ajrit është arsye e sëmundjes së 30 për qind e banorëve në kryeqytet, ndërsa është shkak edhe për vdekjen e 20 deri 30 për qind të banorëve.