Çfarë di Fatmir Xhafa për patentat për anije të Saimir Tahirit? Ja çfarë thotë ministri

Gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë dhe mbrojtjes së buxhetit të Ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj është pyetur edhe për patentat e anijeve që kishte marrë paraardhësi i tij në këtë post, Saimir Tahiri.

Ka qenë deputeti i PD-së, Flamur Noka ai që e ka pyetur Xhafën se çfarë di për këto dy patenta dhe se si i ka marrë ish-ministri i Brendshëm ato.

‘Unë nuk kontrolloj territoret e porteve dhe nuk marr informacione se çfarë ndodh në territoret e porteve, sepse ato janë informacione policore, përveç se kur ka ndonjë raportim.

Kur ka shkelje, policia duhet të ushtrojë detyrat. Nëse policia nuk ushtron detyrat, nëpërmjet SHÇBA-së unë ushtroj detyrën’, u shpreh Fatmir Xhafaj në Komisionin e Sigurisë në Kuvend.