Katalonja kërkon lirimin e ministrave, protesta në mbarë rajonin

Disa rrugë kryesore dhe disa linja hekurudhore në Katalonjë janë bllokuar nga aktivistët pro pavarësisë si pjesë protestave kundër qeverisë spanjolle.

Protestuesit që mbajnë flamuj katalanas kërkojnë lirimin e liderëve dhe aktivistëve të  rajonit.

Një grevë e përgjithshme është planifikuar në mbarë rajonin, por sindikatat kryesore thonë se nuk do të bashkohen me të.

Fotot treguan protestuesit në hekurudhat e trenave dhe në platformat e stacioneve, duke bllokuar udhëtimet.

Tetë politikanë janë arrestuar nga autoritetet e Madridit për rebelim

Udhëheqësi i Katalonjës Carles Puigdemont dhe katër ish-këshilltarë ikën në Belgjikë pasi qeveria spanjolle hodhi poshtë referendumin e pavarësisë së rajonit dhe vendosi sundimin e drejtëpërdrejtë.

Puigdemont është liruar me kusht  nga gjykata belge./SYRI.net/