Pse policia fshehu patentat e Tahirit dhe arrestimin e Sotës? Xhafa: Kam nisur hetimet për ...

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka dhënë shpjegime ditën e sotme në lidhje me fshehjen e informacionit nga ana Policisë së Elbasanit, në rastin e arrestimit të Orest Sotës. Duke dashur të heqë përgjegjësitë, Xhafaj është shprehur se ka nisur një hetim ndaj policëve në lidhje me këtë rast.

Sipas tij, çështja është referuar menjëherë në prokurori dhe është regjistruar sipas rregullave.

‘Drejtori i Policisë së Elbasanit, Altin Qato e ka bërë të qartë publikisht rolin e policisë dhe kryerjen e detyrave nga policia në këtë çështje. Policia ka bërë detyrën konform ligjit. Nisur nga shqetësimet e trajtuara, unë kam ngarkuar SHKB-në të hetojë dhe për përgjegjësitë që kanë policët në këtë rast.

Çfarë ka ndodhur është e regjistruar sipas procedurave ligjore dhe i është paraqitur në rrugë zyrtare prokurorisë së Elbasanit. Pak orë më vonë, çështja ka qenë në dorën e prokurorisë dhe kjo çështje është në dorën e saj’.