FOTO/ Veshja me çitjane, Rama fyen ndjekësit në FB: Jeni si majmunët, që se dini çfarë janë brekët

Shfaqja e Edi Ramës me çitjane gjatë një vizite në qytetin e Fierit, ka ngjallur shumë polemika dhe kritika në rrjet.

Shumica e komentuesve e kanë konsideruar kryeministrin si “të rrjedhur”, kurse të tjerë si një përpjekje të tij tashmë të konsumuar, që nëpërmjet komunikimit ekstravagant me gjuhën e veshjes, të tërheqë vëmendjen nga problemet reale që ka ai vetë dhe qeveria e tij, veçanërisht pas plasjes së skandalit “Tahiri”.

Në një nga postimet e tij të fundit në Facebook, Ei Ramën nuk e kanë mbajtur më nervat dhe ka fyer ndjekësit e tij, që e kanë kritikuar dhe tallur për veshjen e fundit, që vetëm me paraqitjen e një kryeministri nuk ka lidhje.

Në një koment të tij, ai ka hedhur foton e vetë ku shfaqet me çitjane dhe në bri të saj, një nga veshjet e dizajnerit me famë botërore, Yamamoto. Në tekstin që e shoqëron fotomontazhin, Rama i ka quajtur të gjithë kritikët e kësaj veshjeje; majmunë.

“Është Yamamoto, po t`ju shpjegosh modën ju është  si t`i shpjegosh majmunit që duhen mbajtur brekë”, shkruan kryeministri i vendit.