Cavani: Tek PSG-ja të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm po aq sa sulmi

Edinson Cavani thotë se të gjithë lojtarët e PSG-së janë të rëndësishëm po aq sa reparti i sulmit.

Klubi francez shpenzoi 222 milionë euro për sulmuesin brazilian dhe do të shpenzojnë edhe 180 milionë euro të tjera për talentin francez, Mbappei cili në fund të sezonit do të kompletojë transferimin.

Mirëpo, Cavani thotë se treshja e frikshme nuk do të kishte sukses pa mbështetjen e lojtarëve të tjerë.

“Shumëkush flet për Cavanin, Neymarin dhe Mbappen, por lojtarët tjerë na ndihmojnë të bëjmë çfarëdo që dëshirojmë. Nuk bën t’i lëmë anash bashkëlojtarët tanë. Duke filluar nga portieri deri te lojtarët tjerë, nuk janë vetëm sulmuesit, por edhe pjesa tjetër e skuadrës”, tha Cavani për “Goal.com”