Denoncimi/ Ja si Edi Rama mbrojti përfaqësuesit e krimit në politikë...

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, akuzon kryeministrin Edi Rama se kërkon drejtësinë për t’u mbrojtur dhe krimin për para dhe pushtet.

Duke i përmendur disa nga emrat që Rama përfshiu në politikë, Këlliçi shkruan në rrjetet sociale se kryeministri ka sfiduar hapur drejtësinë për t’i mbrojtur ato.

“Rama e do krimin për para e pushtet dhe drejtësinë për ta mbrojtur atë.

Burracaku Edi Rama, njeriu që sfidoi hapur drejtësinë duke shkuar deri në shantazh dhe kërcënim ndaj prokurorisë së krimeve të rënda për të mbrojtur bashkëpunëtorin e Habilajve, Saimir Tahirin, na bën moral se “lufta me krimin nuk është lojë politike”.

Edi Rama është njeriu që mbrojti deri në sekondat e fundit Ervin Roshin, kur opozita sistematikisht denoncoi të shkuaren e tij kriminale. Madje dashnori i drejtesisë Edi Rama sfidoi dhe ambasadorin Lu që e denoncoi dhe kërkoi mos kandidimin e tij.

Arben Ndokën të denoncuar çdo dite nga opozita Edi Rama e mbajti deri në çastin kur dosja e tij për prostitucion nuk mund të fshihej më.

Edi Rama sfidonte hapur drejtësinë duke drekuar me Arben Frrokun, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e nje komisari policie për të cilin organizoi dhe arratisjen.

Për Mark Frrokun fshehu në një rast të paprecedentë urdhër-arrestin ndërkombëtar.

Për Saimir Tahirin, të cilin për 4 vjet opozita ia bëri publike lidhjet me krimin, mbështetjen që u jepte kultivuesve dhe trafikuesve të drogës, përfitimet që ai kishte nga droga të cilat së fundi u faktuan edhe nga përgjimet e kushurinjëve Habilaj, Edi Rama vuri gjithë qeverinë në mbrojtje të tij.

Ky është Edi Rama dhe kjo është drejtësia që kërkon ai.

Sa i përket Gentian Muhametit, Partia Demokratike tregoi me prova se është ndryshe nga Edi Rama, duke e tërhequr nga gara sapo mësoi të shkuarën e tij.

Dy modele krejtësisht të qarta të qasjes ndaj krimit mes mazhorances dhe opozitës”, shkruan Belind Këlliçi në rrjetet sociale. /syri.net/