I iku policisë me pranga në duar, i riu zbulon shkakun e arratisjes

Ermir Idrizllari është vetëdorëzuar në Prokurorinë e Sarandës 3 ditë pasi i iku policisë me pranga në duar.

Në momentin e vetëdorëzimit, Ermir Idrizllari ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij Gjergj Imeraj. 26-vjecari banor i fshatit Vrine tha për mediat se ishte arratisur nga frika.

“Erdhi policia me kapi ne shtëpi. Isha bashke me babain. Me prangosen dhe me futen ne makine. Me futen me te dyja duart te lidhura me pranga dhe me lanë aty. Unë nga frika ika. Me mua ishte vetëm një polic por arrita t’i ikja. U largova dhe u fsheha ne një stan afër Konispolit. Ndenja dy dite atje dhe erdha t’i dorëzohem drejtësisë. Kosta Pashaj është komshiu im. Nuk di fare pse akuzohemi te dy, s’kam lidhje fare me ngjarjen që thotë policia”, ka thënë Ermir Idrizllari për gazetaren e News 24 pak para se të vetëdorëzohej.

“Si rezultat i kontrolleve të shumta që janë ushtruar nga Policia si edhe prej negociatave të kryera me  familjarët dhe avokatin e shtetasit është  bërë i mundur vetdorëzimi i shtetasit E.I..”, njoftoi Policia.

Ngjarja

Ermir Idrizllari dhe shoku i tij u arrestuan nga policia e Sarandës pasi i grabitën një personi të tretë me dhunë paratë në fshatin Vrinë.

Ai po ashtu në bashkëpunim me shtetasin Kosta Pashaj i kanë marrë me dhunë 30.000 lekë shtetasit F. M.

Në momentin që shoqëroheshin në rajon me fugonin e policisë, Ermir Idrizllari me pranga në duar ka mundur të hapë derën e furgonit dhe të largohet me vrap.

Menjëherë forcat e policisë u vunë në kërkim të tij, dhe vendi i parë ku shkuan ishte shtëpia e Idrizllarit. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Ermir Idrizllarit policia ka gjetur 22 kg hashash. Pas kontrollit në banesën e Ermirit, është arrestuar i ati i tij Mustafa Idrizllari.