Rama-ambasadorit Lu: Pse nuk e thua edhe kumbarin e krimit në politikë

Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu, sot bëri sërish një tjetër deklaratë të fortë, për sa i përket krimit të organizuar në Shqipëri, ku për herë të parë përmendi edhe emra politikanësh të përfshirë në të, si Mark Frroku, Elvis Roshin dhe Arben Ndokën.

Lidhur me këtë deklaratë nënkryetari i LSI-së, Luan Rama i ka drejtuar një pyetje themelore ambasadorit Lu, se përse nuk tregon kumbarin krimit në vendin, tonë i cili tashmë dihet nga të gjithë shqiptarët që është kryeministri Edi Rama.

Ja postimi i Ramës:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu, duke folur sot në prezantimin e projektit “Forca e ligjit” në Ministrinë e Brendshme, përmendi edhe katër emra si shembullin e lidhjes së politikës me krimin!

Mirëpo ai përmendi vetëm katër nga emrat e ushtarëve të krimit, jo të shefit të tyre, të atij që i mori emrat e krimit dhe i bëri emra politikë! Kush nuk e di që pas atyre emrave që përmendi ambasadori i nderuar nuk është kumbar kryeministri ynë?!...