‘Flasin’ golat, nuk do ta besoni se cila është treshja sulmuese që ka shënuar më shumë

Duket e pabesueshme, por treshja sulmuese e PSG-së, Edinson Cavani, Neymar dhe Kylian Mbappe, nuk është më efektivja deri tani në Europë, madje as në Francë.

“Marca” raporton se treshja e Lyonit, Nabil Fekir, Mariano Diaz dhe Memphis Depay, është më efektivja dhe suksesshmja deri tani, duke performuar shumë më mirë se rivalët e Paris Saint-Germain.

Yjet e Lyon kanë shënuar 26 gola në Ligë 1 deri tani, dy më shumë se treshja e PSG-së (24).

Treshja e Manchester City, Sergio Aguero, Gabreil Jesus dhe Raheem Sterling, zë vendin e tretë me 22 gola, ndërsa ajo e Juventusit, Paulo Dybala, Gonzalo Higuain dhe Juan Cuadrado, është e katërta me 21 gola.