Denoncimi/ Ja si po vidhen 5 milionë dollarë në doganën e Durrësit

Ish-kryeministi Sali Berisha, ka denoncuar një tjetër vjedhje të madhe që po bëhet në doganën e Durrësit.

Duke ju referuar ‘doganierit dixhital’, ish kreu i qeverisë thekson se në doganën e Durrësit kanë kaluar 5 kontenierë me cigare pa pullë, pa paguar asnjë taksë.

Ja denoncimi i Berishës:

Ja si po i vjedhin zyrtarët 5 milionë dollarë në doganën e Durrësit!

Lexoni mesazhin i doganierit dixhital! sb

“Mirdita Dr,jam doganier ne Durres

Prej mese 3 muajsh ne portin e Durrsit kane ardhur 5 konteniere me cigare pa pulle fiskale.

Keto erdhen ne periudhen e zgjedhjeve me porosi te burrit te Drejtoreshes, Bedis dhe Androkliut.

Per ti kaluar do ti kalonte klani i tyre ne dogana Drejtori i Antikontrabandes z.Prifti me ate te Hetimit z.Brahja ne piken e konteniereve ku eshte pergjegjes turni miku i tyre z. Beshiku.

Por meqe rane ne sy, i kaluan ne magazine doganore dhe keto dy dite po perpiqen me te gjitha menyrat, por askujt nga ne nuk ja mban te firmose sepse behet fjale per 5 milion USD evazion fiskal.

Kuptohet qe edhe policia i ka mbyllur syte me kohe.Paskan dy dite se i mbaron afati dhe nuk dine nga ti cojne”