Mavraj shkruan nga Turqia këtë mesazh të veçantë për të gjithë shqiptarët

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, shquhet për mesazhet e forta, të cilat shpeshherë zgjedh t’i transmetojë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Kësaj here 31-vjeçarin e ka kapur nostalgjia nga Antalia ku është i grumbulluar me Shqipërinë për ndeshjen miqësore me Turqinë.

Mbrojtësi postoi një foto në “Instagram” të shoqëruar me një këshillë.

Në qoftë se dëshironi ta njihni dhe ta doni atdheun tuaj, shkoni në të huajin. Krenar edhe që jemi shumë të çuditshëm”, shkruan Mavraj.