Ish-presidenti përgatit rikthimin në politikë, takim në selinë blu

Burime për SYRI.net, bëjnë me dije se sot rreth orë 9.30 në selinë e PD-së është parë të mbërrijë, ish presidenti Bujar Nishani.

Raportohet se Nishani është pritur në një takim nga kryetari i PD-së Lulzim Basha. Takimi ka zgjatur mbi 30 minuta, por nuk dihet aryeja e rishfqjes së ish kreut të Shtetit në partinë e cila e zgjodhi President 5 vjet më parë.

Më herët Bujar Nishani ka mbajtur një seri postesh të rëndësishme në Partinë Demokratike para se të zgjidhej President i Republikës. Gjatë daljeve të tij për mediat, ish Presidenti Nishani nuk e ka mohuar asnjëherë dëshirën e tij për t’iu rikthyer jetës politike aktive dhe nëse ndonjëherë do ta bëntë këtë, e vetmja parti ku do të adretonte padiskutim që do të ishte PD, forcë në të cilën milionte që prej vitit 1991.

Nuk dihet nëse sot Basha dhe Nishani, kanë biseduar për rikthimin e ish presidentit në strukturat drejtuese të PD-së, por vizita e sotmje e tij në selinë blu mund të jetë fillimi e një rikthimi mjaft interesant.