... Kurse Vllahutin ka shitur Europën për një vilë në lagjen e vipave ...

Sot u zhvillua një takim për të prezantuar dy ekspertë të FBI. Në këtë takim, ndër të tjera folën edhe ambasadori Donald Lu dhe zonja Romana Vllahutin. Shija që la fjala e zonjës Vllahutin ishte e “hidhur”.

Ajo tregoi se një “shqiptar” i kishte treguar se çfarë i kishte thënë gjyshi i tij: “…dikur ne shisnim shtëpinë për Shqipërinë kurse sot shumë vetë shesin Shqipërinë për shtëpinë…”.

Vllahutin harroi të shtonte se kjo shprehje është shndërruar në moto të qeverisjes së Ramës i cili para disa kohësh deklaroi duke insistuar se “para Shqipërisë është partia…”.

Por dikush që ishte pjesëmarrës në takim, sapo doli jashtë bëri komentin: “… gjatë qeverisjes Rama shqiptarët kanë dy modele. Ramën që “…shiti vendin për vilën në Surrel…”. Dhe Vllahutin që “…shiti Europën për vilën në lagjen e vipave…”.